Thursday, February 19, 2009

E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë. Kur'an 5:37

Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve. Kur'an 21:32 Faktikisht All-llahu xh.sh. ozonin e ka bere qe na mbrojë prej rezeve radioktive nga Dielli dhe yjet.
Mendimi (teoria) ime personale All-llahu ma falt nese jam ne gabim!
Refet.D.

Aurora veriore

















Aurora polare, (agimi polar ose drita polare) e cila në varësi të hemisferës ndahet në boreale (veri) dhe australe (jug). Bëhet fjalë për një dukuri natyrore që karakterizohet nga dalja e dritës (agimi) gjatë natës, dhe shoqërohet nga një tingull i lehtë ose kërcëllitje. Në të dyja rastet origjina është e njëjtë, era diellore hyn në fushën magnetike të tokës. Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në atmosferën e tokës duke prodhuar kështu një dritë shumëngjyrëshe. Sa më e madhe të jetë era diellore, aq më e fuqishme është aurora, origjina e vërtetë e së cilës gjendet rreth 149 milionë km nga Toka, domethënë në sipërfaqen e diellit. Dielli lëshon pjesëza të ngarkuara energjike (p.sh. elektrone), të cilat udhëtojnë drejt Tokës në formën e një ere diellore. Shpejtësia e saj ndryshon nga 300 deri në 1000 km/sek, duke bartur një fushë magnetike diellore. Kjo erë që vjen nga dielli ndeshet me fushën magnetike të tokës dhe krijon një magnetosferë te saj ne forme komete.Fusha magnetike e tokës ka rolin e mburojës ndaj rrezatimit diellor, por megjithatë ndodh që ajo të përshkohet nga pjesëza të erës diellore. Elektronet që mbeten në magnetosferë rrëshqasin në drejtim të poleve, në çastin që ato godasin atmosferën krijohet aurora.Aurora është më e fuqishme kur ka stuhi magnetike të shkaktuara nga aktiviteti i fortë i njollave diellore. Sipas studimeve është vërtetuar se shpërndarja e aurorës bëhet në lartësi më të mëdha se 100 km nga sipërfaqja e tokës, dhe se ato janë më të dukshme në afërsi të poleve, megjithatë mund të vërehen më shume në jug, duke arritur deri ne 40° gjerësi gjeografike. Ngarkesat që bart era diellore godasin polet e tokës, duke formuar në gjerësinë 60° dhe 70°, një unaze rreth saj me një diametër 3000 km. Kjo distance rritet kur magnetosfera është e ngarkuar.Forma e aurorës ndryshon. Vija te shndritshme drite ngrihen deri ne 100 km nga toka dhe shtrihen mbi fushën magnetike. Harqet që mund të krijojë një aurorë arrijnë një gjerësi minimale prej 100 metrash, dhe të ndryshojnë formën e tyre. Pas mesnate, aurora krijon disa njolla, të cilat ndriçojnë me një pulsim çdo 10 sekonda.Pjesa më e dukshme e aurorës ka ngjyrë të verdhë drejt së gjelbrës, por ndonjëherë rrezet e saj mund të bëhen të kuqe në bazë. Në raste shumë të rralla, drita mund të godasë pjesën e sipërme të rrezeve duke krijuar kështu një nuance të lehte blu. Akoma më rrallë (një herë në 10 vjet) aurora mund të jetë e tëra me ngjyrë të kuqe të ndezur. Përveç se prodhon dritë, ngarkesat që formojnë aurorën kane ngjyra duke formuar kështu një rrezatim me infra të kuqe.